75 Mall Live Search
16:47 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Policët e Njësisë Speciale priten si heronj në Mitrovicë

Shumë qytetarë nga Mitrovica kanë dalë në rrugë për të pritur Njësinë Speciale teksa kthehet nga Veriu, pas operimit atje për 12 ditë.

E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

Pak momente më parë policët kosovarë janë larguar nga dy pikat kufitare, pasi që paraprakisht janë larguar barrikadat dhe protestuesit.