Policët e Pejës dhurojnë gjak

Drejtori Rajonal dhe stafi komandues pranё Drejtorisë Rajonale tё Policisë sё Kosovës në Pejë, sot me datёn 19.06.2020, edhe ne kohë pandemie kanë dhuruar gjak ne Spitalin Rajonal nё Pejë.
“ Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve të vendit, përmes aktit human të dhurimit të gjakut i cili shpëton jetë njerëzish, po tregon përkushtimin dhe angazhimin e pakursyer ndaj qytetarëve dhe vendit”, thekson komunikata.

