75 Mall Live Search
17:29 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policët e Prizrenit i bashkohen aksionit për pastrimin e qytetit

Sot, komuna e Prizrenit dhe disa organizata joqeveritare  kanë organizuar aktivitetin për pastrimin e qytetit.

Përveç  pjesëmarrësve të drejtorëve të komunës dhe kryetarit Mytaher Haskuka, kanë marrë pjesë edhe shumë OJQ dhe qytetarët.

Për te solidarizuar sa  më shumë këtë aksion në të mirë të Prizrenit në shenjë respekti kanë marrë pjesë edhe Policia e Kosovës, për të dhënë kontributin së bashku me institucionet dhe qytetaret e Prizrenit për një ambient sa më të pastër,

Moto e këtij aktiviteti është  “ Ruaje mjedisin”.