10:53 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / k.v

Policët e rinj po mbajnë rendin dhe qetësinë në veri (Foto)

Policët e rendit që nga mbrëmë po patrullojnë me intensitet të shtuar në pjesën veriore të Kosovës.

Pas sulmit të armatosur mbrëmë ku një polic mbeti i plagosur, sot situata momentale është e qetë, raporton IndeksOnline.

Policët e rinj shihen në secilën rrugë dhe udhëkryq të veriut duke mbajtur rendin dhe qetësinë për banorët e zonës.

Ata po punojnë me orar të zgjatur ndërsa kanë shkuar aty nga shumë stacione policore në nivel vendi.

Policët e veshur me anti-plumba janë polic të rinj të rendit dhe jo të njësive të specializuara siç njoftuan mbrëmë mediat serbe.

Ekipi i IndeksOnline po përcjell nga afër situatën në veri dhe raportimi po ndodhë në kohë reale./IndeksOnline/