11:25 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. M.

Policët i dënojnë me 200€ të rinjtë, e ‘kursejnë’ kryetarin e Preshevës

Me nga 200 euro janë gjobitur disa të rinj nga Policia e Kosovës, në fshatin Pozheran të Vitisë, pasi të njëjtit u zunë në rrugë pas orës 22:30.

Mirëpo, zyrtarët policor nuk vepruan njëjtë edhe me një politikan të njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, i cili u kursye nga policët e Vitisë.

Ngjarja ndodhi në rrugën Ramë Adyli.

Indeksonline ju sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes.