75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / MSH

Policët ndalojnë veturën me targa serbe, kishte hyrë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar dje një veturë të dyshimtë në Leposaviq.

Vetura me targa serbe u ndalua nga një njësit policor, kur gjatë legjitimizimit u vërtetua se e njëjta kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari që po drejtonte veturën u intervistua.

Në konsultim me prokurorin, i njëjti u lirua pas intervistimit.