75 Mall Live Search
18:30 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / MSH

Policët në Ferizaj u shpërndajnë dhurata fëmijëve

Shumë policë në Ferizaj janë hasur sot rrugëve të qytetit duke shpërndarë dhurata për fëmijët e këtij qyteti.

Ata kanë lumtuar shumë fëmijë, me dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Nuk është ky viti i parë që Policia ndërmerr iniciativa të tilla, për të sjellur buzëqeshje tek fëmijët e Kosovës.