21:21 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / MSH

Policët nga pesë regjione nisen drejt Veriut

Një mobilizim i madh i policëve të Policisë së Kosovës është bërë në orët e fundit.

Indeksonline raporton se policë të shumtë nga pesë regjione të vendit janë nsiur drejt Veriut.

Ndërkohë, edhe Policia ka njoftuar për shtimin e masave dhe trupave në Veri.

“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë” thuhet në njoftim të Policisë.