75 Mall Live Search
21:04 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Policët para objektit të Qeverisë, pa maska mbrojtëse!

Në objektin e Qeverisë ku po mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaci me Këshillin e Sigurisë, janë edhe pjesëtar të Policisë, në krye të detyrës.

Mirëpo, pjesëtarët të cilët janë në detyrë në këto momente janë pa masa mbrojtëse, pavarësisht gjendjes në të cilën është Kosova, për shkak të koronavirusit.

IndeksOnline mëson se ata janë para objektit të Qeverisë pa maska e dorëza.

Po ashtu, mëson se në institucioni më i sigurtë në Kosovë nuk është furnizuar me masa mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila mund të bëhet me dekret të presidentit.

Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, presidenti Thaçi pritet të deklarohet edhe para mediave./IndeksOnline/