16:00 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Policët rrahin keq një grua në plazh

Një polic nga Neë Jersey në mënyrë të përsëritur ka goditur një vajzë me bikin  gjatë kohës që ajo ishte në plazh.

Në videon 50 sekondëshe, dy oficerë janë parë duke u përpjekur të ndalojnë Emily Weinman, nga Filadelfia, e cila përmes një postimi në Facebook tha se nuk bëri asgjë të keqe.

“Mos rezistoni” dëgjohet duke thënë njëri nga oficerët i cili e godet atë në kohë përpara se ta përplasë në tokë.

“Nuk po rezistoj. Unë nuk bëra asgjë të gabuar” dëgjohet Weinman duke thënë.

“Nuk ju lejohet të më goditni ashtu”, ka vazhduar ajo për t’i thënë policit i cili vazhdonte ta mbante shtrëngueshëm.

Plazhistët tjerë janë parë duke xhiruar incidentin me telefonat e tyre, përderisa një fëmijë dëgjohej duke qartë në prapaskenë.

Fëmija besohet të jetë vajza 18 muajshe e Ëeinman, e cila ishte duke u mbajtur nga babai i saj në kohën kur nëna e saj arrestohej.

Weinman, e cila kishte shkuar në plazh me shokët dhe familjarët e saj, ka postuar këtë incident në profilin e vet në Facebook.

Ajo sqaroi se incidenti kishte nisur kur policët kishin pyetur atë dhe partnerin e saj për vjetët, pasi kishin parë alkool afër tyre.

“Unë kisha alkool, për shkak se ishte vikendi dhe festë dhe 90 për qind e të rinjve pinin alkool në plazh, pa ndonjë problem”, ka shkruar ajo.

Çifti bashkëpunoi me policët dhe i treguan për vjetët që kishin pa dashur ta zgjasin më shumë.

“Unë u thash atyre se nuk pija dhe se alkooli ishte i mbyllur, ajo dukej qartë, dhe policët e panë atë”, shkroi ajo më tepër.

Weinman tha se policët ende qëndronin pranë tyre duke i monitoruar, edhe kur ajo ishte larguar për të bërë një telefonatë.

“I pyeta ata nëse nuk kishin punë më të mirë për bërë si polic sesa për të ndalur njerëzit nën moshën ligjore për të pirë në plazh, duke iu thënë se ka shumë gjëra më serioze. Policët thanë: Do ju leja të shkoni por tani duhet t’jua shkruaj një dënim”, ka treguar ajo.

Wienman tha se ajo nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe çdo gjë mund të përfundonte me shkrimin e një dënimin.

Ajo tha se oficerët i thanë asaj se do e arrestonin, pavarësisht se ajo u tha atyre se ajo ishte në plazh me vajzën e saj të vogël.

Kështu kur ata kishin dashur ta arrestonin kjo kishte filluar të thoshte se nuk ka arsye.

Kështu edhe filloi polici ta godas dhe ta shtrij për toke./Indeksonline./