22:53 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policët se besonin që nuk kishte pirë, por trupi i tij prodhonte alkool

Një burrë në Kaliforninë e Veriut është ndaluar nga policia me dyshimin se po ngiste makinën në gjendje të dehur. Oficerët nuk e besuan kur ai i tha që nuk kishte pirë alkool.

Burri, rreth 40-vjeç, nuk pranoi të bënte një test për marrjen e frymës dhe u dërgua në një spital, ku niveli i tij fillestar i alkoolit në gjak u konstatua të ishte 0.2%,  rreth 2.5 herë më shumë se kufiri ligjor dhe ekuivalenti i konsumimit të 10 pijeve në një  orë.

Por studiuesit në qendrës the Richmond University Medical Center në New York zbuluan se burri po tregonte të vërtetën.

Ai nuk pinte birra apo pije alkoolike. Përkundrazi në zorrët e tij kishte maja, që shndërronte karbohidratet në ushqimin që konsumoi në alkool. Me pak fjalë, trupi i tij prodhonte birrë.

Gjetjet e publikuan në një studim në BMJ Open Gastroenterology. Burri, i cili nuk u identifikua, kishte një gjendje të rrallë mjekësore të quajtur sistemi automatik i birrës (ABS), i njohur gjithashtu si sindroma e fermentimit të zorrëve.

Sistemi i fermentimit të zorrëve ndodh kur maja në traktin gastrointestinal bën që trupi të shndërrojë karbohidratet e gëlltitura përmes ushqimit në alkool.