75 Mall Live Search
15:52 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / LB

Policët serbë dorëzojnë dorëheqjet në stacionin policor në veri

Pas protestës së thirrur nga Lista Serbe, policët serbë kanë dorëzuar dorëheqjet në stacionin policor në veri.

Në arsyetimin e tyre thuhet se dorëheqja e tyre është për arsye “personale e morale”.

Kujtojmë se përfaqësuesit politik të serbëve kanë vendosur të largohen nga institucionet e vendit.

Ata po kërkojnë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.