11:23 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / A. M.

“Policët serbë në Kosovë, agjenta të UDB-së”, thotë analisti Latifi

Analisti i njohur, Blerim Latifi e ka quajtur si veprime taktike të serbëve të veriut me dorëheqjet nga institucionet. Ai ka akuzuar pjesëtarët e policisë së Kosovës, nga ky komunitet, se janë bashkëpunues të shërbimit sekret serb.

“Nuk duhet ne ta marrim si tragjike këtë punë. Ata nuk kanë qenë të integruar. Të gjithë policët serbë që janë në institucione të Kosovës janë agjentë të UDB-së. Integrimi i tyre ka qenë farsë. Derisa del komandanti i Policisë në Veri që del se nuk e zbaton ligjin. Momentin kur ata që e kanë pa që nuk munden me arrit asgjë me atë punë, ata kanë dal nga institucionet. Tani po shantazhojnë “ose ke me pranuar Asociacionin me kompetenca ekskluzive ose do të qohen me kryengritje”, ka thënë ai për T7.

Sipas Latifit, Beogradi zyrtar nuk dëshiron marrëveshje përfundimtare me Kosovën, vetëm “nëse ja’u jep një pjesë të konsiderueshme të vendit tonë”.

“Askush nuk i ka dëbuar me ju thënë “ecni prej këtu”, ata vet janë larguar. Tash janë qu serbët po donë mu rebelu dhe na mu  tërheq. Policët janë atje, KFOR-i janë.  Nëse dikush e braktis institucionin kjo nuk do të thotë se e humb ligjshmërinë, kërkush nuk i ka dëbuar”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/