15:41 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Policët shijojnë borën sikur nxënësit, gjuhen me topa bore mes vete (Video)

Dy oficerë të Policisë së Londrës janë filmuar duke u gjuajtur me topa bore mes vete- në parkun e makinave në këtë vend.

Kështu, ata kanë shfrytëzuar këtë mot të ftohtë dhe me borë të madhe, për t’u argëtuar, transmeton Indeksonline.

Njësojë si nxënësit, oficerët marrin pak pushim nga detyra e tyre e zakonshme dhe kalojnë nëpër parkun e mbuluar me borë në Notting Hill.

“Ky është një trajnim special”, dëgjohet duke thënë dikush në video./Indeksonline/