19:38 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Polici Artur Mrasori dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi

Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës i cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, është nisur për trajtim jashtë vendit, në Turqi. 

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate, shkruan Indeksonline.

Pas trajtimit që ka marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendja shëndetësore e policit Mrasori është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë. 

Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori është dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.

Së bashku me policin Mrasori ka udhëtuar edhe babai i tij, Ganimet Mrasori./Indeksonline/