Polici bie në humnerë në Dukagjin gjatë kontrollit për kanabis

Gjatë një aksioni të policisë në zonën e Dukagjinit për kontroll për kanabis, efektivi i policisë Rrok Frroku ka rënë aksidentalisht në një humnerë.
Burime pranë policisë për korrespondentin e Euronews Albania në Shkodër konfirmojnë se polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë prej disa ditësh në zonën e Dukagjinit kanë nisur aksione nga toka dhe ajri antikanabis.