11:14 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Polici e ndjek një person në motoçikletë, ai e godet zyrtarin policor

Dje, rreth orës 17:58 në  Viti, në Rr. “Rexhep Bislimi” , zyrtarë policorë nga njësitet sektoriale të  stacioni policor të Vitisë , ishin në pikë kontrolli në hyrje të qytetit afër fabrikës “Vinex” kanë dhënë shenjë për ta ndaluar një person i cili po drejtonte një motoçikletë.

I njëjti po bënte vozitje të zhurmshme nëpër qytet, i duke mos u ndaluar.

Më pas ai e ka goditur zyrtarin policor me motoçikletë duke e rrëzuar përtokë, dhe ka arritur të largohet vrullshëm nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari fillimisht është identifikuar dhe është lokalizuar vendndodhja e ti ku  më pas është arrestuar nga ana e Policisë.

Zyrtari Policor është dërguar për trajtim  mjekësor, ku ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, gjersa  me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar  për 48 orë. Të njëjtit i është konfiskuar mjeti motorik. Rasti i referohet njësisë së hetimeve.

Temat: