Polici i NYPD shkruante gjoba për njerëz që nuk ekzistonin
Një polic i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) është akuzuar për lëshimin e gjobave për njerëzit që nuk ekzistonin fare.
Mashtrimi, sipas një raporti nga New York Post, po ndodhte kur puna e policit jashtë orarit aplikohej në normën e tij të pagës. Me fjalë të tjera, ai po “mjilte” orët.
Dyzet e nëntë vjeçari Varon Shepard u deklarua fajtor në një gjykatë të Manhatanit javën e kaluar.
Nuk është përmendur sa herë Shepard e kishte bërë këtë, por një shembull i veçantë dhe i fundit u përdorë si provë për keqbërjet e tij.
Ai kishte shkruar një gjobë për një çiklist me emrin “Carlos DeJesus”. Asnjë Dejesus nuk u gjet në adresën e vendosur në citim dhe Shepard u shkarkua nga puna.
Vlen të theksohet se disa policët e NYPD-së kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për një sërë mashtrimesh të tilla. /IndeksOnline/