75 Mall Live Search
11:20 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / S Z

Polici i plagosur në veri po trajtohet në QKUK, kjo është gjendja e tij

Polici i cili është plagosur mbrëmë në fshatin Serbovc të Zveçanit, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike.

Këtë e ka konfirmuar për “IndeksOnline”,  Avdush Bajgora, mjek kujdestar në Qendrën Emergjente. Bajgora tha se polici i plagosur, tani është duke u pranuar në Kirurgjinë Torakale, pasi që në trup ka dy pjesë metalike dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Polici tani po pranohet në Kirurgjinë Torakale. Në trup i ka dy pjesë metalike, apo trupa të huaj. Gjendja  e tij është stabile. I  kemi bërë të gjitha analizat, i kemi bërë CT-në dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Bajgora për “IndeksOnline”.