75 Mall Live Search
10:39 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Polici ‘kapadai’, parkon veturën në mes të rrugës, kurse qytetarët dënohen për kundërvajtje të tilla!

Policia e Kosovës është e thirrur të mbaj rendin qetësinë publike si dhe mbarëvajtjen në trafik.

Mirëpo, ka raste kur vet pjesëtarët e saj e harrojnë një gjë të tillë dhe i shkelin rregullat e vendosura nga vet policia, shkruan Indeksonline.

Një sjellje jo të lakmueshme të policëve të Kosovës e ka kapur një lexues i portalit Indeksonline.

Në një foto të dërguar në redaksi, shihet vetura zyrtare e Policisë së Kosovës e parkuar në vend jo adekuat.

Shoferi ka parkuar veturën para një furre në Prishtinë, duke zënë gjysmën e rrugës dhe trotuarit, duke i pamundësuar kalimtarëve të ecin lirshëm në shtegun për ta.

Ky lexues thotë se para dy javësh policia e kishte dënuar atë për parkim të veturës ngjashëm, kurse sot vet po i shkelin rregullat.

Shikoni foton e mëposhtme dhe vlerësojeni parkimin e policëve të Kosovës. /Indeksonline/