75 Mall Live Search
01:21 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Epike: Ndalet nga policia, por nuk gjobitet falë hot-dogut

Gjëra të cuditshme vazhdojnë të ndodhin në këtë botë.

Këtë e dëshmon edhe ky rast me këtë hot-dog që shihet në parakolpin e një makine të një qytetari nga Texas.

Ky imazh është kapur disa ditë më parë gjatë një ndalese në trafik në afërsi të County Brown – Texas , shkruan IndeksOnline.

Një sherif i kësaj zone, ndaloi shoferin që ngaste një Silverado të bardhë për një shkelje trafiku dhe duke kontrolluar targën e licensës, vuri në dukje një hot-dog në parakolpin e makinës, me një shenjë të vogël që lexonte mbi të: “FREE HOT-DOG” .

Sherifi nga County Brown ka publikuar në faqen zyrtare të policisë këtë rast, duke thënë se ka qeshur mjaft dhe ja ka ndrequr ditën.

Ai thotë se ka mbetur i befasuar se si pas një ngasje mbi 190 kilometra, hot-dogu ka qëndruar ende aty. Poashtu polici thotë se pas asaj cfarë përjetoi i ka dhënë shoferit vetëm një paralajmërim verbal për shkeljen e tij në trafik. /IndeksOnline/