75 Mall Live Search
11:17 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / A

Polici në rroba civile ndërhyn dhe shpëton një vajzë nga sulmi i qenve endacakë, në Prishtinë

Një vajzë është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë, në afërsi të ish-objektit të Rilindjes, ndërsa është shpëtuar falë intervenimit të shpejtë të një polici që ndodhej në detyrë zyrtare, por i veshur me rroba civile.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet momenti kur qentë endacakë sulmojnë vajzën, derisa polici reagon menjëherë duke e larguar rrezikun.

Sipas qytetarëve, kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla në këtë lokacion.

Më poshtë, video: