75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Polici privat plagos kolegun aksidentalisht në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier.

Sipas informacioneve një polic privat ka plagosur nga pakujdesia me armë kolegun e tij në ambientet e punës.

Më 24 dhjetor, A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, në ambientet e zyrave të policisë private gjatë dorëzimit të shërbimit, nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë kolegun.

E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/