Polici që u përball me sulmuesit e Banjskës flet para syve të terroristëve, ata heshtin para tij

Zyrtari policor i Njësisë për Ndërhyrjke të Shpejtë Alban Rashiti sot është përballur me sulmuesit e Banjskës në senacën e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në shtator të vitit 2023, po vazhdon sot me seancën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Rashiti i cili u përball me sulmuesit e Banjskës ka folur para syve të terroristëve, të cilët heshten para tij.
Ai ka rrëfyer për ngjarjen e natës kritike të 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit, ku vetë Rashiti kishte pësuar disa plagë.
Ai tregoi se si arritën t’i mbijetonin të shtënave atë natë dhe si ndodhi e gjithë ngjarja ku mbeti i vrarë Bunjaku.
“Gjendja në fshat ka qenë pothuajse absolute pa asnjë lëvizje dhe që nuk është e zakonshme. Momenti që ka ardhur rreshteri Afrim siç e përshkruva në ato çaste, jam largu 3-4 metra nga e majta, ka ndodh një shpërthim i papritur dhe e kam kuptu që jam plagos në krahun e majtë. Ka qenë shpërthim shumë i madh, pothuajse në mesin tonë nuk e kemi ditë nga ka ardhë, por e di që kur e kam kthy kokën kam pa tym të zi dhe zjarr dhe e kam pa që jam goditur me armë.
Ai deklaroi se ishte munduar të kthehet në gjendje gatishmërie dhe se përsëri kishte ndodhur një shpërthim.
“Saqë rryma e ajrit më ka goditë përtokë qaq i madh ka qenë shpërthimi. Në momente sekondash ka fillua gjuajtje me armë zjarri. Kur kanë fillu gjuajtjet kemi kuptu që ka gjuajtje nga i tërë fshati me 10 pozicione, ka pas gjuajtje me armë apo kalibra të ndryshëm”, u shpreh Rashiti.
Polici tha se kishin filluar t’u kundërpërgjigjeshin gjuajtjeve, më pas e kanë lokalizuar se nga po vinin ato gjuajtje.
“Por, kur e ktheva kokën e pash që rreshteri mbeti i shtrirë në tokë me shpinë, i gjakosur, i palëvizshëm. Me Mirsadin kërkuam nga Çlirimi që ta sillte veturën aty dhe ta tërheqim rreshterin nga vendi sepse në atë vend kishte gjuajtje tërë kohës”, tha ndër të tjera Rashiti në dëshminë e tij.
Ndryshe, pas përfundimit të dëshmisë së zyrtarit policor Alban Rashiti, gjykatësi ka pyetur avokatet mbrojtës dhe të akzuarit nëse kanë ndonjë pyetje për policin kosovar.
Por ata kanë thënë se nuk kanë asnjë pyetje për Rashitin, kjo pasi që sipas tyre në gjithë dëshminë e tij nuk përmenden asnjëri nga ta./Indeksonline/