23:14 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Polici shpëton kangurin që po mbytej në det

Ky është momenti kur një kangur që kishte hyrë në ujërat e turbulluara të detit përpak i shpëton ngordhjes.

Videoja, e cila është shpërndarë nëpër rrjetet sociale tregon një polic të guximshëm i cili hynë në ujë për ta shpëtuar kangurin i cili ishte duke u përbirë nga uji.

Kanguri mund të shihet duke luftuar me valët përderisa polici heq rrobat e tij dhe hynë në ujë për të shpëtuar kafshën.

Pasi e nxorën nga uji policët u munduan t’i japin ndihmë./Indeksonline/