75 Mall Live Search
23:37 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Polici shqiptar i dhuron lypsarit ushqimin e tij dhe diçka për të veshur

Të shumtë janë të pastrehët që kërkojnë lëmoshë rrugëve, edhe gjatë ditëve e netëve shumë të ftohta.

Kësisoj edhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Së fundi një polic ka bërë një gjest për t’u vlerësuar pasi i dhuroi ushqim dhe diçka për të veshur një lypsari në Shqipëri, transmeton Indeksonline.

Sipas JOQ, polici në fjalë është nga Forcat Speciale dhe nuk ka ngurruar që të ndihmojë sado pak personin në fjalë.

“Mirembrema JOQ. Desha te postoj nje foto sh domethenese per nje punjonjes policie qe ka bere nje veprim sh fisnik. I dhuroi ketij te pastrehu gjithe ushqimin qe bleu per veten e vet bashke me xhupin blu qe ka ne krahe. Postoje te lutem se ska njerez me si ky person. Ka nevoje ky vend per njerez te tille. Eshte oficer i forcave speciale. Keta jane njerez qe na duhen sot, se di mua me dolen lot, kete se ben as vllai. Une jetoj ne Gjermani edhe keto skena si shef as atje”./Indeksonline/