08:45 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / AR

Polici sulmohet fizikisht gjatë detyrës zyrtare në Prishtinë

Dje pas mesnate në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka pësuar lëndime trupore një pjesëtar i Policisë së Kosovës derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

PK njofton se polici gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga një person (pasagjeri).

Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/