11:43 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Polici tenton të shpëtojë personat brenda helikopterit që u rrëzua jashtë stadiumit të Leicester

Një nga ngjarjet që ka prekur të gjithë është aksidenti i helikopterit jashtë stadiumit të Leicester Cityt, King Power.

Ky aksident mori jetën e pronarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër personave tjerë që ishin së bashku me atë.

E gjitha kjo ndodhi pas barazimit 1-1 ndaj West Hamit në Ligën Premier.

Thuhet se polici përpiqej të thyente një nga dritaret me shkopin e tij, por nga flakët e mëdha ishte e pamundur të shpëtonte ndonjë nga pesë personat.

 

Helikopteri u ngrit brenda stadiumit King Power, ndërsa u përplas pak minuta më vonë në parkingun e veturave (200 metra larg stadiumit) për shkak të një problemi teknik.

Në pamjet e publikuara shikohet një polic teksa mundohej të shpëtonte personat që ishin brenda, teksa helikopteri ishte në flakë.

Por, pasi flakët rriteshin me shpejtësi të madhe pas shkak të lëndëve djegëse të helikopterit ishte e pamundur të shpëtohej ndonjëri.

Në rrjete sociale, por edhe në media polici në fjalë konsiderohet hero pas këtyre përpjekjeve.