75 Mall Live Search
16:45 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / S Z

Policia po e mbyllë komunën paralele për Skenderaj në veri, Elshani: Jemi në ndertesë dhe po merremi me rastin

Policia e Kosovës është duke e mbyllur komunën paralale për Skënderaj në veri.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. Elshani ka thënë se tashmë janë në ndërtesë dhe se po merren me rastin.

“Sot gjatë verifikimeve policore në terren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive në territorin e Mitrovica Veri. Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marrë me rastin”, tha Elshani për Indeksonline