75 Mall Live Search
16:03 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Z S

Policia me aksion në veri,gjen armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe pajisje tjera të dyshimta

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në pjesën veriore të vendit.

Ky aksion u zhvillua pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete  të dyshuara.

Lidhur me këtë njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën ,, Kollashini “ në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Sipas njoftimit kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj.

Dëshmitë e gjetur dhe të  konfiskuar janë:

  • Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
  • Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
  • Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
  • Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
  • Një (1) karikator i revoles
  • Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
  • Një (1) Radiolidhje
  • Një (1) kamerë vëzhgimi,
  • Një (1) Divijar,
  • Një (1) vulë metalike dhe
  • Një (1) Letërnjoftim

Po ashtu është bërë e ditur se aparatet për prodhimin e kriptovalutave  do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.

I dyshuari eshte paraqitur në polici dhe për momentin është duke u intervistuar, ka thënë për Indeksonline, Veton Elshani – zvdrejtor në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’./Indeksonline/