Policia: 4 të lënduar nga nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident trafiku në fshatin Stupe, të Klinës.
Ku burimet e IndeksOnline bënë të ditur se treni kishte goditur një makinë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lendime trupore”, ka thënë ai.