75 Mall Live Search
20:34 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Gj. Sh

Policia: 4 të lënduar si pasojë e aksidentit në Podujevë

IndeksOnline më herët raportoi për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për IndeksOnline se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 4 persona.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.