75 Mall Live Search
22:30 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia aksion kundër prostitucionit, gjashtë të arrestuar

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion për luftimin kundër trafikimit me njerëz dhe veprave tjera që ndërlidhen me prostitucionin.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka njoftuar se gjatë këtij aksioni, deri më tani janë arrestuar 6 persona, 2 meshkuj dhe 4 ferma.

“Pas hetimeve aktive, dhe angazhimeve të Policisë së Kosovës për luftimin e dukurive negative në vend, luftën e pa kompromis kundër trafikimit me njerëz dhe veprave tjera që ndërlidhen me prostitucionin, sonte është në proces të realizimit një operacion policor ku deri në këtë fazë në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës janë arrestuar 8 persona të dyshuar: 2 meshkuj dhe 6 femra, nën dyshimin e kryerjes së veprave “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”, ka deklaruar Hoxha.