12:03 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksion i policisë në disa lokale, në Gjilan

Më 25 tetor 2019, rreth orës 21:00 , Policia e Kosovës, njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore që veprojnë në Gjilan në bashkëpunim me njësitet e tjera policore  nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, zyrtar nga Drejtoria për emigrim dhe të huaj, inspektorët e ATK-së, inspektorët e punës dhe ata komunalë, sanitarë dhe të tregut, bazuar në strategjinë nacionale kundër trafikimit me njerëz, gjatë zbatimit të planit operativ “Tetori 2019” kanë kontrolluar pesë lokale në lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit: Pozheran -“Te aga vetë”, Kllokot- “Kalaja”, Livoç i Ultë “Kometa”,  Përlepnicë – “Adriatiku”, Koretin  “Te Afrimi Danit”.

Në pesë  lokacionet e ndryshme që janë kryer kontrollet, gjithsej janë hasur dyzet e gjashtë (46) punëtorë, njëzet e dy (22) të gjinisë femërore dhe njëzet e katër (24)  të gjinisë mashkullore.

Nga Njësiti për emigrim dhe të huaj janë sekuestruar dy karta identiteti për të cilat nuk ka pasur leje qëndrimi ne Republikën  e Kosovës si edhe një ftesë për një punëtore nga Greqia.

Inspektoret përkatës kanë plotësuar procesverbale dhe kanë lënë ftesa për t’u paraqitur në zyrat e tyre për parregullsitë e gjetura gjatë kontrollimit. Rastet dhe parregullsitë e gjetura të trajtohen veç e veç.