10:11 / E Premte, 19 Prill 2024 / k.v

Policia aksion në Podujevë/ Arrestohet në mëngjes 41-vjeçari i dënuar me 3 vjet burgim

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale, transmeton IndeksOnline.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestojë personin e kërkuar, i  cili deri sot ishte në arrati.

B.B, mashkull, 41-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit  prej tri vitesh./IndeksOnline/