75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia angleze u uron mirëseardhje kosovarëve!

Organet e rendit në Angli janë duke bërë përgatitje për ndeshjen me Kosovën.

Dueli do të zhvillohet në qytetin Southampton më 10 shtator nga ora 19:45 me orën lokale në Ishull.

Policia angleze u ka uruar mirësardhje tifozëve për këtë duel kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

“Ju mirëpresim në ndeshjen e ardhshme të Anglisë të cilën e luan kundër Kosovës në Southampton. A do të jeni aty? Nëse po ejani na përshëndesni!” shkruan policia e Hampshire-t, në Twitter. /Indeksonline/