15:44 / E Martë, 15 Mars 2022 / LB

Policia arreson një 28 vjeçar në Mitrovicë

Me datën 15 mars 2022, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Selim Bislimi” në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike me peshë 1.8 gram.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari Y. Sh., 28 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës, me rekomandim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.