75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Policia arreson pesë të mitur, të dyshuar për vjedhje në dyqan

Një rast “Grabitje” kishte ndodhur me 05 janar 2019, në një shitore në rrugën “Raif Halimi” në Gjilan.

Gjatë këtij rasti dyshohet se tre persona të maskuar nën kërcënim të armës kishin arritur që të “grabisin”, nga kasa e shitores një shumë të konsiderueshme të hollash që gjendeshin aty.

Policia e Kosovës , Njësitet e Hetimeve Rajonale, Krimet e Rënda -Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative hetimore, dhe informatave që kanë grumbulluar në terren përzbardhjen e rasti “Grabitje”, po ashtu kanë zbatuar një urdhëresë me shkrim të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit-Departamenti i Krimeve të Rënda.

Gjatë bastisjes, së shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhesekuestruar disa dëshmi të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë rastit të “Grabitjes”.

Policia e Kosovës lidhur me rastin ka intervistuar disa dëshmitar dhe ka grumbulluarprova materiale që besohet se lidhen me rastin.

Pas arrestimit të pesë (5) personave të dyshuar që të gjithë të mitur shqiptar shtetas të

Kosovës, ata janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorëve tëQendrës për punë Sociale , ku janë gjetë prova të qëndrueshme që besohet se të dyshuarit janë të involvuar në veprën penale “Grabitje”.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-departamenti i Krimeve të Renda nëGjilan tre nga pesë të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.

Rasti është duke u hetuar.