75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 02 Mars 2023 / k.v

Policia arrestohen dy persona për tentim-vrasjen e ndodhur 7 javë më parë në Prishtinë

Me 13 janar të këtij viti, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, kishte ndodhur një tentim vrasje.

Dy persona kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte dëmtuar nga të shtënat, transmeton IndeksOnline.

Viktima e kishte njoftuar menjëherë policinë në lidhje me rastin mirëpo të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës pas një pune intensive ka arritur të identifikoi dhe të arrestoi dy personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të organeve të  drejtësisë./IndeksOnline/