09:38 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia arreston 24 persona për një ditë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar 24 persona për vepra të ndryshme penale.

12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë në vuajtje të dënimit, transmeton Indeksonline.

Në statistikat e përgjithshme për 24 orë, Policia ka njoftuar edhe për numrin e aksidenteve.

Gjatë ditës së djeshme gjithsej kanë ndodhur 32 aksidente, ku 15 kanë qenë më të lënduar.

Ndërsa, sa i përket tiketave në trafik, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 344 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion./Indeksonline/