75 Mall Live Search
08:09 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia arreston 29 persona për një ditë

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 36 aksidente, 18 pa të lënduar dhe 18 me të lënduar.

Sa i përket arrestimeve, gjithsej 29 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Në mbajtje janë dërguar 21 të dyshuar, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Për shkelje të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1 mijë e 326 tiketa./Indeksonline/