Policia arreston 3 persona në Pejë, detyruan të mituren të merrej me prostitucion!

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast mundësim ose detyrim në prostitucion në Pejë.
Tre persona janë arrestuar, pasi që të njëjtit dyshohet që në vazhdimësi ia kishin mundësuar një femre të mitur të kryej prostitucion, shkruan IndeksOnline.
“MUNDËSIMI OSE DETYRIMI NË PROSTITUCION
Pejë, 2020-2021.Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet që në bashkëkryerje në vazhdimësi e kishin mundësuar viktimën femër kosovare e mitur në veprën e cekur më lartë .Gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë ilegale(thikë), pas intervistimit në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar .Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/
/Foto ilustrim/