Policia arreston 39 persona gjatë një dite
Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme gjatë 24- orëve të fundit.
Brenda një dite, në vend, kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.
Prej tyre, 25 janë pa të lënduar, ndërsa 17 me të lënduar, transmeton Indeksonline.
Sa u përket arrestimeve, policia u ka vënë pranga 39 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
26 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 në vuajtje të dënimit.
Për shkelje të rregullave në trafik janë shqiptuar 1156 tiketa trafiku./Indeksonline/