Policia arreston 4 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykata

Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datë 18.11.2021, me qëllim të
realizimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore Pejë, ka realizuar planin
operativ ”Ekzekutimi i Urdhëresave penale me burg”.
Janë kërkuar për arrestim gjithsejtë shtatë (7) persona të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale, katër (4) nga ta janë arrestuar.
Dy nga personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e paraburgimit në
Prishtinë, ndërsa dy të tjerë në Gjykatën Themelore në Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.