08:49 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia arreston 40 persona për një ditë

Policia e Kosovës për një ditë ka arrestuar 40 persona.

Arrestimi i tyre u bë gjatë 24 orëve të fundit si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Dje, Indeksonline raportoi nga afër për një aksion të policisë te ‘Lesna’ në Prishtinë, ku u arrestuan gjithsej 16 persona.

Policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit policor janë bastisur dhjetë lokacione, janë shoqëruar në polici 15 persona,  janë iniciuar 11 raste, janë konfiskuar 6 thika, shufër dhe boks hekuri, ndërsa në gjashtë lokacione janë gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike.

Po ashtu, inspeksioni ka marrë vendim për mbylljen e tri lokaleve.

Operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në menyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë./Indeksonline/