75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / OSH

Policia arreston 5 persona të shpallur në kërkim

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pesë persona të shpallur në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

4 persona janë arrestuar në Prishtinë, ndërsa një tjetër në Obiliq.

Nuk dihet nëse personat e arrestuar kanë lidhje mes vete sa i përket veprave për të cilat ata janë shpallur në kërkim.

Të gjithë janë dërguar në vuajtje të dhunimit.

Lexoni raportet e plota të policisë: 

· Obiliq, 16.11.2021 – 12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

· Prishtinë (NN) 16.11.2021 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit

· Rr. Sadik Zeneli, Prishtinë (NN) 16.11.2021 – 13:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

· Rr. Shemsi Mramori, Prishtinë (NN) 16.11.2021 – 16:40. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit

· Fsh. Llajshec, Prishtinë 16.11.2021 – 18:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.