75 Mall Live Search
13:31 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / L K

Policia arreston 53-vjeçarin në Prizren, kërkohej nga gjykata

Njësitet policorë të Stacionit Policor në Prizren, kane arrestuar një person ku njëjti kërkohet ne bazë të  urdhëresë se  gjykatës, i cili ishte ne  arrati.

Me 16.11.2023,  në Prizren është arrestuar i kërkuari  H.P  53 vjeçar, m/r/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar  Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor  Prizren.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 4 vite e 6 muaj burgim.