75 Mall Live Search
12:24 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Policia arreston 54 vjeçarin, pasi përcjelli dhe shqetësoi një person

Policia e rajonit të Prishtinës mbrëmë rreth orës 20:00 ka kryer arrestimin e një të dyshuari 54-vjeçar.

SH.K. u arrestua nën dyshimin se më 31.01.2021 rreth orës 09:00 ka ngacmuar ankuesin duke e përcjell atë dhe duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

“Arrestimi i të dyshuarit; SH. K., mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur  si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialistë për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e ngacmimit të denoncuar nga ankuesi më 31.01.2021.

Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari më 31.01.2021 rreth orës 09:00 kishte ngacmuar ankuesin duke e përcjell atë dhe duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit, duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin.

Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit atij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, tha ai./IndeksOnline/