00:03 / E Premte, 24 Janar 2020

Policia arreston disa persona në “Bregun e Diellit” nën dyshimin qe po përdornin narkotikë

Minuta më parë në Prishtinë, në lagjen “Bregu i Diellit” janë arrestuar disa persona me narkotikë.

Sipas një videoje që ka Indeksonline, shihet se policia është në vendin e ngjarjes, ku edhe e ka lokalizuar vendin.

Siç mësohet të dyshuaritpo vozisnin një veturë të tipit ‘Golf 5’ ngjyrë hiri.

Ende nuk dihet se sa është numri i personave të arrestuar, por besohet se kanë qenë tre persona.

Arrestimi ka ndodhur pas një kontrolle rutinore, ku të dyshuarve i janë gjetur narkotikët.

Indeksonline do të ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.