75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 13 Qershor 2025 / MSH

Policia arreston dy djemtë që ngacmonin një grua në rrugët e Vushtrrisë

Policia në Vushtrri u njoftua sot për një rast, ku dy persona me një automjet motorik me katër rrota, kishin përcjellë nëpër rrugë të ndryshme të qytetit të Vushtrrisë ankuesen femër, shtetase e Republikës së Kosovës, gjë e cila kishte shkaktuar frikë dhe shqetësim te ankuesja.

Me të pranuar informatën, njësitet policore ishin vënë në kërkim të personave të dyshuar, ndërsa më vonë pas marrjes së urdhër-kontrollit, njësitet policore dhe hetues kanë realizuar kontroll në vendbanimin e personave të dyshuar, me ҫ’rast kanë arrestuar dy personat e dyshuar.

Këtij rasti, dyshohet se i ka paraprirë një incident i disa ditëve më parë në mes të familjes së të dyshuarve dhe bashkëshortit të ankueses, rast i cili është proceduar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. 

Pas intervistimit dhe veprimeve tjera hetimore, me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ,,Ngacmim’’.

Po ashtu, është sekuestruar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit A.G., 19-vjeҫar, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i mitur K.H., 17-vjeҫar, është liruar në procedurë të rregullt.